Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bardhyl Kollçaku.
Kryefjala e takimit ishte diskutimi i çështjeve kyçe të sigurisë, si dhe mbarëvajtja dhe vijimi i mbështetjes së vendit tonë për Operacionin e NATO-s në Kosovë (KFOR). Fungo shprehu vlerësimin për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura, duke i cilësuar, si një partner të besueshëm.
Zëvendësministri Koçi theksoi se KFOR konsiderohet si një histori suksesi e NATO-s.
“KFOR garanton siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët e Kosovës. Por nga ana tjetër ne jemi avokatë të vendosur të shndërrimit të FSK-së në Forcë të Armatosur. Kjo do i shërbejë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Kjo çështje duhet të vazhdojë të diskutohet në rradhët e Aleancës”, vijoi më tej Koçi.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku vlerësoi rolin dhe lidershipin personal të komandantit për drejtimin e KFOR, menaxhimin me sukses të situatës në disa raste shume delikate dhe të vështira si dhe për bashkëpunimin e KFOR me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke e ndihmuar këtë forcë drejt transformimit të saj në një Forcë të Armatosur.
Nga ana e tij, komandanti i KFOR gjeneral major Giovanni Fungo vlerësoi Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për kontributin e tyre në KFOR, sidomos me personel të mirëpërgatitur apo për mbështetjen e KFOR sidomos në sigurimin e rrugëkalimit nga pika hyrëse në portin e Durrësit deri në kufi.
Me përfundimin e takimit, gjeneral Fungo nënshkroi librin e përshtypjeve. Të dy gjeneralët shkëmbyen dhurata dhe më pas vizituan Muzeun e Forcave të Armatosura.
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...