Për profesorin dhe akademikun, Artan Fuga ndryshimet në qeveri u bënë nga kryeministri Rama për të mbyllur disa çështje, të cilat nuk janë menaxhuar në mënyrë të suksesshme.
Në një lidhje me skype për Ora News, Fuga tha se protestat e studentëve, por edhe protesta të tjera i dhanë rastin Ramës që të bëjë ndryshime.
Fuga: Unë mendoj që nga njëra anë vetë zoti Rama ka pasur idenë që të ndryshojë një pjesë të qeverisë së tij. Ndoshta edhe janë fenomene që në gjysmën e mandatit të dytë apo në një gjysmë mandati kërkohen dhe mendoj që i ka ardhur përshtat që lëvizja studentore vuri në pikëpyetje zonjën ministre të Arsimit, i dha rastin që të bëjë një ndryshim duke i vendosur ministrat e larguar përpara faktit të lëvizjes së masës. Aq më shumë të protestave të Astirit, të Teatrit, pra janë 3-4 ministra që kishin problem. Së dyti edhe për të mos lënë qefmbetje midis segmenteve të ndryshme të politikës socialiste. Shikoj një përpjekje për të mbyllur disa çështje që nuk janë menaxhuar në mënyrë të suksesshme për tu përpjekur për të rimarrë veten, në kushtet e një humbje të besimit me elektoratin e gjerë.
Nga ministrat e rinj, Fuga përjashtoi emrin e Braçes dhe Çuçit, ndërsa për ministrat e tjera u shpreh se nuk kanë lidhje me sukseset apo pasukseset e tyre. Megjithatë nuk duhet t’i hiqet e drejta për ambicje në politike.
Fuga: Rama ka këtë metodë të centralizuar, të drejtimit në mënyrë personale dhe të marrjes së risqeve personale, por edhe të një vendimmarrje të personalizuar dhe në këtë rast, sa më shumë njerëz pa eksperiencë aq më e lehtë bëhet kjo metodë. Këtu bën përjashtim Erjon Braçen dhe Bledi Çuçin ose ndonjë tjetër, të tjerët janë vendosur në fusha që nuk kanë lidhje me sukseset apo pasukseset e tyre. Kjo më krijon një problem dhe unë jam për evolucionin e karrierave të politikanëve dhe administratorëve. Por nuk duhet i hequr e drejta për ambicjet e tyre politike.
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...