Megjithëse paraditja e të shtunës është shoqëruar me reshje të dendura shiu, temperaturat, sipas Meteoalb janë rritur, me përjashtim të zonave të thella malore ku temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Ndërsa ditën e diel temperaturat do të pësojnë ulje me 3°c, rënie që gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës do të bëhet edhe më e ndjeshme. Në ditët në vijim, moti do të vazhdojë të shoqërohet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore në veri, mbi 700 m nga niveli i detit do të ketë edhe reshje dëbore.
Kështu parashikon Meteoalb, sipas të cilit të dielën dita do të nisë me vranësira dhe reshje të pakta, ndërsa mesdita do të vijojë me shi, herë me intensitet mesatar dhe shpesh herë me intensitet të lartë. Meteoalb thotë gjithashtu se ditën e diel do të bjerë dëborë në zonat malore të veriut dhe verilindjes.
Sinoptikanët parashikojnë përmirësim në mbrëmje, por në zonat lindore kryesisht në juglindje, reshjet e dëborës do të mbeten të pakta. Sa i takon parashikimit për javën e ardhshme, Meteoalb thotë se java që vjen do të jetë kryesisht e kthjellët me rënie të ndjeshme të temperaturave.
Madje, në zonat malore temperaturat e mëngjesit do të zbresin në -7°c, por shumë pranë vlerës zero, në ultësirën perëndimore. Temperatura te tilla te ulta do shtojnë rrezikun qe vjen nga akulli ne rruge, prandaj kërkohet kujdes./TCH
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...