Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, paraqiti mbrojtjen e tij në Apelin e GJKKO këtë të martë, ku kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.
Meta gjatë fjalës së tij sqaroi dhe marrëdhëniet e tij me biznesmenin shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, emri i të cilit është përmendur në hetimet e SPAK.
Shatku është kushëriri i Monika Kryemadhit, për të cilin SPAK akuzon ish-çiftin Meta Kryemadhi për favorizime.
Meta ka theksuar se kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me Shatkun pas dyshimeve për seriozitetin e tij dhe kishte paralajmëruar të afërmit dhe bashkëpunëtorët për t’u distancuar nga ai, raporton euronews.al.
Meta ka sqaruar se çdo vendim i tij lidhur me marrëdhëniet e LSI-së me dy kompani lobuese, të prezantuara nga Shatku, ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe ato amerikane.
Ai shtoi se, nëse ka veprime të paligjshme nga Shatku ose ndonjë person tjetër, SPAK-u duhet të ndërhyjë dhe të veprojë sipas ligjit në Shqipëri dhe SHBA.
“Lidhur me marrëdhëniet e LSI me dy kompani të tjera lobuese të prezantuara nga shqiptaro-amerikani, Adrian Shatku, çdo vendim dhe autorizim i lëshuar nga unë për këto marrëdhënie ka qënë në respekt ekstrem të ligjeve shqiptare dhe amerikane. Nëse ka veprime të paligjshme nga ky person apo kushdo tjetër, SPAK-u t’i vendosë përpara përgjegjësisë penale në Shqipëri apo SHBA në bashkëpunim me drejtësinë amerikane. Dua të sqaroj se asnjëherë nuk kam përfituar asnjë gjë nga ky person përveç njohjes që kemi patur për arsye të origjinës së tij dibrane dhe miqësive që kishte me të afërm të mi për këtë shkak. Siç e kam deklaruar në SPAK prej kohësh, kisha vënë në dyshim seriozitetin e tij dhe ftohur marrëdhëniet me të dhe për këtë kisha paralajmëruar edhe të afërmit, por edhe bashkëpunëtorët e mi, që kishin kontakte të afërta me të”, deklaroi Meta në mbrojtjen e tij.
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...