Policia lokale e Vorës tregoi për gazetën “Si” detaje nga një ngjarje, se si u zbulua nusja e shtëpisë , pas denoncimit të vjerrit që tregoi se hajdutët I kishin hyrë në shtëpi, kishin hapur kasafortën dhe kishin rrëmbyer 14 mijë dollarë dhe 2 mijë euro.
53 vjeçari i tha policisë se shuma e konsiderueshme ishte fituar nga puna e të birit emigrant në Kazakistan. “Po ju tregoj se kam edhe dokumentat që vërtetojunë burimin e kësaj shume- pohoi S.B para oficerëve të hetimit të krimit”. Kryefamiljari tregoi se si kishte kontrolluar gjithandej në banesë ndonëse ishte I bindur që shumën e kishte kyçur në kasafortë.
Por siç evidentohet më tej në dosjen që gazeta” Si” disponon, hajdutët nuk kishin ardhur nga larg. Familjarët kanë shpresuar t’i gjenin paratë të fshehura nëpër shtëpi dhe për ditë të tëra ata akuzonin njëri tjetrin për pakujdesi. “ Ishim të tro nditur nga kjo humbje dhe shumë të mërzitur ndaj erdhëm kaq vonë. Deri në këtë moment ne kemi kontrolluar gjithandej me shpresën se shuma do të gjendej”. Por sipas një burimi të gazetës Si, kryefamiljari siç u kuptua më pas, kishte hetuara vetë dhe kishte zbuluar diçka për autorin e mundshëm
Ishte nusja e të birit. “ Dua të shtoj se pak më tej jeton djali me nusen dhe fëmijën e vogël dy vjeç. Ata hyjnë shpesh në shtëpinë tonë. Unë kam dyshime se kjo vjedhje mund të jetë bërë nga një kopje çelësi të kasafortës që është kopjuar . Kur ndërrohesha në shtëpinë time I lija në mirëbesim në xhepin e pantallonave dhe nuk e mendoja që dikush nga familja ime mund ta bëjë këtë veprim”. Kaq ka mjaftuar që policia të kthejë prozhektorët në brendësi të familjes. Pas këtyre sqarimeve shtesë, oficerët nuk kanë ngurruar të marrin me radhë e të pyesin secilin nga anëtarët. I pari është pyetur djali I de noncuesit që është I martuar me vajzën nga Shkodra. A . B ka treguar se sapo ishin ndarë nga prindërit dhe kishin nisur jetën e re, e shoqja kishte kryer investime të paparashikuara në banesë. Ajo ishte justifikuar se “prindërit e kanë ndihmuar dhe një ditë kur të bëhen mirë ekonomikisht do t’ua kthejnë nderin dhe gjithashtu edhe borxhin”.
‘Edhe unë u shqetësova për humbjen e lekëve në banesën e babait. Gruaja ime bleu menjëherë frigorifer, lavatriçe, televizor. Më tha që do ua likuidojmë avash avash prindërve të saj. Dyshova por sërisht e besova. Ajo bleu perde, rroba për secilin nga ne dhe pastaj hyri edhe në kurs për patentë makinee. Po habitesha pasi prindërit e saj nuk kanë mundësi familjare” deklaroii riu në polici. Policia I tha gazetës “Si” se ka kontrolluar menjëherë shtëpinë e çiftit të ri dhe në një arush lodër që lexon “LOVE”, brenda tij zbuluan se 6400 dollarë që kishin tepruar nga gjithë valuta e vjedhur. Kur nusja hajdute u pyet nga agjentët ajo shtoi se I kishin ndarë dy muaj më parë për të vijuar jetën e tyre. “E kreva këtë veprim pasi na ndanë fiks para dy muajve. E bëra pa vetëdije nga rrethanat e rënda të jetës dhe pa menduar se çfarë pasojash do më sillte kjo gjë . Vjehrri e kishte lënë çelësin në pantallona dhe unë nxitova ta hap kasafortën pasi nuk dija si do jetonim në banesën e re pa kushte dhe pa orendi” shtoi e dyshuara e cila do të dërgohet në gjykatë për vjedhje.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...