Fshihet gjendja alarmante e gripit të derrit, Berisha denoncon

21:04 | 10 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Përmes qytetarit dixhital, ish- Kryeministri Sali Berisha publikon në FB informacione lidhur me gripin e derrit. Sipas denoncimit ardhur në adresë të tij, situata në qytetin e Elbasanit duket alarmante, ndërkohë që autoritetet e mbajnë të fshehtë ngjarjen.

Denoncuesi shkruan ndër të tjera, se problematike veçanërisht është gjendja në spitalin psikiatrik, ku duket se janë të paktën 20 persona të prekur dhe njëkohësisht rrezikohet shëndeti edhe ui atyre që punojnë me ta.

Postimi i plotë

Fshihen përmasat e epidemisë nga narkoqeveria e Kakistokracisë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshendetje dr.Panik në elbasan. Ka rritje alarmante të rasteve të dyshuar me gripin e derrit sidomos në psiqiatrinë e elbasanit, ku deri më sot ambulancat ikin e vijne te spitali urgjencës dhe infektivit. Rrezikohen të sëmurët, personeli dhe të tjerët që takohen me ta. Rrezik përsëritet koha e kolerës se gjendja ësht alarmante dhe as spitali as ministria nuk jan të përgatit. Dhe askush nuk flet hapur për këtë se tremben mos ikin nga puna. Ca plani do ket drejtori socialist për ktë gjendje? Ka mbi 20 persona në gjendje gripi të rendë.

 

Zoti Berisha, numri i personave në gjendje të rëndë është rritur dhe na ndalojnë të njoftojmë !! Anonim j’y lutem!!!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme