Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Besa Nikëhasanin, prokuroren e Apelit në Shkodër.
Nikëhasani nuk justifikonte dy apartamente.
Asaj iu publikuan si kriter i dyshimtë vetëm pasuritë, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë e dhënë për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjyqësore e vettingut tregoi se në raportin e ILDKPKI , pasuritë e prokurores ishin në rregull.
Por ky konkluzion deklaroi Genta Tafa Bungo nuk është marrë në konsideratë, pasi vetë organi i vettingut ka kryer një hetim administrativ duke nxjerrë edhe defektet e dyshimta.
Siç rezultoi në seancën dëgjimore, edhe prokurorja Nikëhasa sikurse edhe dy gjyqtarëve të mëparshëm që ju është dhënë kartoni “jashtë gjyqësorit”, rezulton të ketë investuar në pasuri të patundshme sikurse shtëpitë./Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...