Google ADS

Fshatrat nën ujë, kryebashkiakja jep alarmin për përmbytjet në Shkodër

22:25 | 20 Mars 2018
Trina Galanxhi

Situata në Shkodër vazhdon akoma të jetë shumë problematike ndërkohë që shumë nga fshatrat janë nën ujë.

Shirat nuk kanë të ndalur duke e përkeqësuar gjendjen edhe më shumë.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një lidhje në “News 24” tha se situata e përmbytjeve deri më tani është menaxhuar vetëm nga niveli lokal.

Ademi paraqiti një situatë alarmante ku theksoi se deri në orën 18 janë verifikuar rreth 5 mijë hektarë tokë të përmbytura.

“Deri në orën 6 pasdite ne kemi rreth 5 mijë hektarë toke dhe territore nën ujë, me mbi dy metra ujë”, tha Ademi. /albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme