Fshati Llakatund, ku u kap sasia rekord e kanabisit, ndodhet 12 km në periferi të qytetit të Vlorës.
Këtë të premte, ky fshat u zgjua nën rrethimin e 150 forcave policore, të cilat zhvilluan një operacion masiv, ku edhe pse ende nuk ka përfunduar peshimi, përllogaritet të jenë sekustruar rreth 15 tonë hashash.
Top Channel hyri në një prej banesave ku droga paketohej, ose përpunohej për t’u kthyer në vaj ose në formën e çokollatës. Në të, kanabisi mbahej në kushte optimale.
Në pranga përfunduan 9 persona, nga të cilët dy punonjës policie të zonës dhe kryeplaku i fshatit. Operacioni u drejtua nga vetë kryepolici Haki Çako, ndërsa në mesditë policia zbuloi një sasi tjetër fare pranë banesave të kthyera në kapanone. /Top Channel/
Në vijim të operacionit të nisur që prej mbrëmjes së të enjtes, policia gjeti në zgavrat e fshatit edhe rreth 1 ton kanabis tjetër të paketuar dhe gati për trafikim.
Gjithashtu, policia sekuestroi 5 armë zjarri automatike si dhe 4 automjete në fshatin Drithas, ndërsa në oborrin e banesës së inspektorit të policisë Lirim Lamaj u gjetën të mbjella edhe 270 bimë kanabis sativa.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...