Fshati i shtëpive bosh, braktisja, për shkak të emigracionit

15:33 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në Kryevidh, prej vitesh nuk bëhen dasma.

Në fshat ka rreth 300 shtëpi, por nëpër rrugë sheh dyer të mbyllura. Në 60 familjet që kanë mbetur, dyert më së shumti t’i hapin të moshuarit.

Fermerët braktisën tokat dhe shkuan emigrantë, ndërsa të tjerë nuk janë kthyer nga qytetet ku përfunduan studimet.
Prindërit e mbetur në Kryevidh jetojnë me frikën se, pas tyre, në fshatin e braktisur do të pllakosë heshtja./top channel

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme