Rastet e fruthit në shkallë globale janë rritur më 48.4 për qind mes viteve 2017-2018, sipas përllogaritjeve të UNICEF-it, të të dhënave të paraqitura nga 194 vende të botës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Dhjetë vende, mes të cilave Brazili, Filipinet dhe Franca përllogarisin afro tre të katërtat e rasteve të shtuara të fruthit në vitin 2018, sipas shifrave të publikuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët.
Kjo rritje alarmuese e rasteve të fruthit përbën një kërcënim të madh për fëmijët, sipas UNICEF-it. Infrastruktura e varfër shëndetësore, ndërgjegjësimi i ulët, trazirat civile, hezitimi dhe kundërshtimi i vaksinimeve në disa raste, janë shkaktarë të këtij shpërthimi të fundit të sëmundjes, thotë më tej agjencia.
Ukraina, Filipinet dhe Vrazili kanë përjetuar rritjen më të madhe të rasteve, sipas UNICEF, që ka analizuar rastet globale të fruthit të paraqitura në OBSH.
Ukraina ka shënuar rritjen më të madhe me 35.120 raste në 2018-n; 634 pwr qind më shumë krahasuar me 4.782 të regjistruara në 2017-n. Në vitin 2018, në Filipine janë regjistruar 15.599 raste, 548% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa Brazili nuk ka pasur raste fruthi në vitin 2017, por 10.262 janë raportuar në 2018-n.
Jemeni, Venezuela, Serbia, Madagaskari, Sudani, Tajlanda dhe Franca kanë shënuar po ashtu rritjet më të mëdha. Sipas të dhënave paraprake, edhe Shqipëria ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të fruthit, duke u renditur sipas OBSH-së në vendin e nëntë në kontinentin europian, me 1.466 raste fruthi në 2018-n.
Top Channel
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit