Frikë për eksploziv, policia rrethon zonën tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë

09:08 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një 30 vjeçar ka njoftuar policinë me dyshimin se pranë mjetit të tij është vendosur eksploziv. Aktualisht zona po mbahet e rrethuar.

Në një njoftim për mediat, policia e Vlorës bëri të ditur se rreth orës 19:00 është telefonuar nga shtetasi me iniciale E.S., 30 vjeçar, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ”Benz”, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive, shkruan Opinion.al.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ”Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë. Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth. Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është”, thuhet në njoftim./Opinion.al./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme