Numri i mësuesve që kanë pranuar të vaksinohen në disa nga qarqet e vendit është tepër i vogël në raport me pritshmëritë që kishte.
Vetëm 60 mësues kanë pranuar të marrin dozën e parë të vaksinën AstraZeneca, ndërkohë që janë regjistruar 3 000 prej tyre në Elbasan.
Disa prej tyre kanë dorëzuar formularin ku thonë arsyet pse nuk pranojnë, kurse të tjerë nuk janë paraqitur fare.
Mësohet se në spitalin e Elbasanit janë të shtruar 20 persona, ku 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Vetëm gjysma e mësuesve të Durrësit mësohet se i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve shëndetësore që të vaksinohen me “AstraZeneca”.
Nga 1 600 mësues që ka Durrësi bashkë me rrethinat, vetëm gjysma e tyre kanë pranuar të bëjnë vaksinën, kurse pjesa tjetër ose nuk është paraqitur ose ka dorëzuar formularin ku shprehen se nuk duan ta bëjnë.
Disa vende të BE-së kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca pas dyshimeve se shkakton probleme shëndetësore. Të enjen Agjencia Europiane e Barnave merr vendimin, nëse kjo vaksinë duhet të përdoret apo jo. Ndërkohë, OBSH dhe organizma të tjerë të ngjashëm kanë hedhur poshtë pretendimet duke theksuar se vaksina nuk ka lidhje me rastet e dononcuara, se shkakton mpiksje gjaku, apo edhe çon në fatalitet.
Deri në këto momente në vendin tonë janë vaksinuar në total 2664 mësues. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Vaksinimi i mësuesve është shtrirë në Kukës, Shkodër, Tiranë, Lezhë, Durrës, Lushnje dhe Korçë dhe po kryhet me anë të vaksinave AstraZeneca.
“2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga Covid-19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.
/a.m/NOA.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...