Në aeroportin e Rinasit ndihet më së shumti frika ndaj koronavirus.
Qytetarët që mbajnë maska janë të shumtë, veçanërtisht ata qe udhëtojnë drejt Italisë.
“Të shqetësuar pak për këtë virusin në Itali. Kemi frikë, kur shikon njerëzit me maska në fytyrë”.
Qytetarët nuk ngurojnë të shprehin frikën që kanë ndaj koronavirus.
“Masat i kam marrë, ato që na kanë thënë”.
Por ka dhe nga ata te cilët nuk tremben.
“Nuk kemi frikë. Po u nis për të ardhur nuk mund ta ndalojmë”.
Por si janë kontrollet në aeroportin e Rinasit për të gjithë ata udhëtarë që vijnë nga Italia?
“Kontrollet janë minimale. Disa pyetje dhe një kontroll me skaner. Temperaturën e kam matur vetë disa herë”.
Mjekët thonë se janë shtuar masat ndërsa kontrollet janë për të gjithë ata udhëtarë që mbërrijnë në Shqipëri nga Italia. Deri më sot doktor Lorenc Harshova thotë se nuk kanë pasur asnjë rast të dyshimtë.
“Deri tani me ato matje që kemi bër nuk kemi raste të dyshimta”.
Sipas tij edhe karantina e instaluar ne aeroport është e mjaftueshme.
Ndersa ata që përballen direkt me te huajt janë taksistët. Frikë kanë por deri më sot kanë zgjedhur të mos mbajnë mjete mbrojtëse.
“Kemi frikë sa të duash. Nuk kemi marrë maska për tu mbrojtur”.
Takuam dhe italianë të cilët kanë udhëtuat drejt Shqipërisë e që nuk shfaqin asnjë shenjë frike./oranews
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...