Në zyrat postare janë me dhjetra pako të ardhura nga Kina, por që nuk janë tërhequr nga qyetarët.
Edhe pse kanë porositur online produkte të ndryshme, qytetarët kanë refuzuar të marrin dërgesat e tyre për shkak të frikës nga koronavirusi.
Në drejtorinë e tranzitit në Postën Shqiptare thonë se dërgesa e fundit e ardhur nga Kina, është regjistruar këtë të hënë, por specialistët na sigurojnë se nuk ka vend për panik.
“Të hënën ka ardhur stoku i fundit nga Frankfurti, por që i përket porosive të shkuara në Tetor-Nëntor. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Instituti i Shëndetit Amerikan ka deklaruar se nuk transmetohet koronavirusi nga pakot”.
Pezullimi i fluturimeve nga Kina, ka bërë që edhe dërgesat postare të bllokohen.
“Deri në 28 Shkurt nuk do të ketë me dërgesa, sepse pakot vijnë me linjën e fluturimit të qytetarëve”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se koronavirusi transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe jo nëpërmjet rrugëve tregtare, pasi virusi mund të rezistojë vetëm disa orë. /Tv Klan
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...