Shqipëria është një vend pjesërisht i lirë. Madje në sektorët që masin lirinë e një vendi, vendi jonë nuk ka bërë asnjë ndryshime me raportin e një viti më parë. Kështu mendon dhe vlerëson “Freedom House” ndërsa ka vënë theksin te kanabisi, zgjedhjet lokale në dy bashki dhe korrupsioni:“Çështja urgjente e krimit të organizuar u shfaq edhe në fushën e kultivimit të kanabisit. Dy vjet e gjysmë pas goditjes që qeveria i bëri një prej zonave kryesore, tregtarët e kultivimit të drogës mbollën rreth 2.4 milionë fara kanabisi në të gjithë vendin, ndërsa trafiku i marijuanës përtej kufijve arriti në miliarda dollarë.
Ekspertët vendas dhe përfaqësues të BE-së vlerësuan faktin se përhapja e kanabisit do të ishte me pasoja për ekonominë e vendit, veçanërisht për bujqësinë, tregun e punës, stabilitetin social dhe kriminalizimin e ekonomisë”. Kështu përcakton gjendjen e kanablizimit të vendit tonë raporti, ndërsa vlerësimi i shkallës së demokracisë që përfshin disa kategori si psh, procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediat e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik, pavarësinë e drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit. Sipas raportit Shqipëria, ishte në udhëkryq në 2016-n, e detyruar të zgjidhte mes trashëgimisë së korrupsionit e krimit të organizuar dhe një shkëputjeje radikale e ngritjen në nivelin e aspiratave të popullit për një shtet që përmbush standardet e Bashkimit Europian.
Problemet
Më 22 korrik, pas 18 muajsh punë teknike intensive dhe negociatash të vështira politike, Parlamenti shqiptar miratoi me votë unanime një sërë amendamentesh kushtetuese të reformës në drejtësi, kujton organizata për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara. Ajo prek dhe çështjen e lëndëve narkotike dhe thotë se, pavarësisht aksioneve policore, financuesit dhe trafikantët arritën t’i shtrijnë plantacionet e kanabisit në të gjithë vendin, duke përfituar nga varfëria e fshatarëve dhe zyrtarët e korruptuar shtetërorë. Problemi, sipas Freedom House, duket i rrënjosur thellë në ekonominë e dobët të vendit, papunësinë e të rinjve dhe korrupsionin. Shqetësimet e hershme elektorale, si akuzat për blerje vote apo dhunë, u përsëritën vitin e kaluar në dy zgjedhje lokale, në Dibër e Kolonjë. Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen në 18 qershor dhe do të jenë një test vendimtar i ligjit të dekriminalizimit, të miratuar dhjetorin e 2015-s, vijon raporti. Sa për sektorin mediatik, ai konsiderohet se gjatë 2016-s është përballur me presione politike. Gjithashtu, në raport thuhet se gazetarët në Shqipëri janë shpesh të pambrojtur ndaj presionit nga interesat politike dhe private. Media ka luajtur rol vendimtar në ekspozimin e korrupsionit dhe në bërjen publike të raste të shpërdorimit të detyrës nga ana e zyrtarëve. Largimet e një pjese të gazetarëve për shkak të këtyre presioneve tregojnë presionin e vazhdueshëm politik mbi mediat.
Droga
Pavarësisht bastisjeve policore dhe masave, financuesit dhe trafikantët arritën të zgjeronin plantacionet me kanabis në të gjithë vendin, duke përfituar nga fermerët e varfër dhe zyrtarët e korruptuar të shtetit. Problemi duket i rrënjosur thellë në ekonominë e dobët të shtetit, papunësinë e rinisë dhe korrupsionit gjerësisht të përhapur. Ç`rrënjosja e kultivimit të kanabisit do të kërkojë masa të palëkundura dhe komplekse, si në afatshkurtër edhe në afatgjatë, që shkojnë përtej akuzave joproduktive që shiten nga përçarja politike e majtë – e djathtë. Mbi të gjitha, Shqipëria ka ende rekorde të ulëta në investigimin, identifikimin, hetimin dhe dënimin e figurave kyçe në trafikimin e drogës dhe në të tjera aktivitete të krimit të organizuar.
Dekriminalizimi dhe shoqëria civile
Ligji i dekriminalizimit që kaloi në fund të vitit 2015 ka pasur rezultate të pakta në largimin e zyrtarëve të inkriminuar nga postet publike dhe nuk ka lënë gjurmë në problemin e infiltrimit të shtetit nga krimi i organizuar. Angazhimi i shoqërisë civile konsiderohet pozitiv. Ata treguan reagim në rritje në lidhje me çështje të ndryshme sociale dhe politike, të tilla si ndërtimi i hidrocentraleve në lumenjtë e Valbonës dhe Vjosës dhe importi i mbetjeve për industrinë e riciklimit. Ata ushtruan presion mbi politikën dhe vendimmarrësit nëpërmjet takimeve, peticioneve, padive, regjistrimeve gjyqësore e protestave paqësore. Edhe pse vetëm disa prej këtyre iniciativave nuk prodhuan rezultate konkrete në vitin 2016, ata treguan angazhimin qytetar në qeverisje.
Parashikimi për vitin 2017
Trafiku i lëndëve narkotike, bllokohet 1.7 ton kanabis në Karaburun vlorë Raporti i Freedom House për vitin 2017 parashikon se zbatimi i Reformës në Drejtësi do të jetë në krye të axhendës së qeverisë me institucionet e reja që pritet të krijohen nga pranvera 2017, i cili do të kërkojë hartimin dhe miratimin e më shumë se 40 ligjeve të reja. Ata që e kundërshtojnë Reformën në Drejtësi do të intensifikojnë me gjasë rezistencën e tyre. Zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017 do të kontribuojnë në rritjen e tensioneve, pasi udhëheqësit politikë do të jenë të angazhuar në negociata mbi aleancat parazgjedhore gjithashtu duke u përpjekur për rishikimin e Kodit Zgjedhor në minutën e fundit. Më 9 nëntor 2016, Komisioni Europian lëshoi një rekomandim pozitiv për Shqipërinë për të hapur bisedimet e pranimit me BE-në, por kjo kushtëzohet nga progresi i prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në veçanti në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për më tepër, për të hapur zyrtarisht bisedimet e pranimit, vendi do të ketë nevojë për mbështetjen unanime të shteteve anëtare të BEsë, thuhet në raport.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...