Google ADS

Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë e kryeministrit grek

16:50 | 15 Prill 2024
E.H

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, sipas gazetës greke “I Kathimerini”.

Burime për median greke bëjnë me dije se Beleri do të jetë kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek, raporton euronews.al.

Ekathemerini shkruan se deri mëngjesin e kësaj të hëne janë caktuar 41 nga 42 kandidatët e “Demokracisë së re”, ku e vetmja çështje pezull është konfirmimi për futjen në listë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale, Pandeli Kokaveshi u dënuan nga Shkalla e Parë e GJKKO për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk ka mundur ta marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për të kryer betimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme