Me mijëra azilantë shqiptarë, po dynden rrugëve të Europës dhe veçanërisht në Francë.
Pak ditë më parë ministri i Brendshëm i Francës i dha ultimatum kryeministrit Edi Rama përmes një bisede në telefon, për të ndaluar emigrimin masiv të shqiptarëve.
Ky është denoncimi që ka bërë sot partia ‘Zgjidhja’. Sipas saj, Rama sot dërgoi në takim urgjent ministrin tonë të jashtëm, Ditmir Bushatin.
“Ministri i ri i brendshëm, Zherar Kolomb, me siguri që i ka paralajmëruar Ramën dhe Bushatin se me këto dyndje të papara refugjatësh shqiptarë në kohë paqeje, qeveria “Rama” të mos shpresojë për dritë jeshile në BE, përkundrazi po rrezikon rikthimin e regjimit të tmerrshëm të vizave për Shqipërinë.
Rama e ka siguruar ministrin e brendshëm francez se deri në tetor kjo situatë do zgjidhet! Në tetor, Zherar Kolomb do të vizitojë Tiranën për të verifikuar “zgjidhjet” e Ramës”, thuhet ne reagimin e Zgjidhja.
“Në qytetin lindor francez të Metzit fenomeni i arritjes në masë të shqiptarëve ka marrë përmasa të tilla sa po krijohen kampingje gjigande me çadra në qiell të hapur për të strehuar fatkeqët nga Shqipëria, ndër të cilët një numër i jashtëzakonshëm i minorenëve, fenomen ky që po e shqetëson seriozisht qeverinë mike franceze.
ZGJIDHJA e denoncon Edi Ramën se në vitin 2017 po rikthen imazhet tronditëse të refugjatëve të vitit 1991. Shqiptarët po i thith pa pushim kurbeti dhe ky kryeministër po na merr erzin. Europa nuk mund ta pranojë azilin ekonomik dhe ka shumë të drejtë për këtë.
ZGJIDHJA i kërkon, me këtë rast, ndjesë ambasadores së Francës në Tiranë dhe popullit francez. Edi Rama e mohon këtë skandal ashtu siç mohoi për një kohë të gjatë edhe skandalin e drogës. Hallexhinjtë shqiptarë po kërkojnë punë, shkollë, kurim dhe dinjitet qyteteve të Francës dhe Europës.
Qeveria dhe elita politike e ka lënë këtë popull në mëshirë të fatit. Kjo qeveri tutkunësh nuk është e zonja për asnjë punë, nuk është e aftë të krijojë asnjë perspektivë për qytetarët tanë. Rama meret vetëm me kurim imazhi e fasada, me manipulimin e publikut dhe listat e zeza, me shkatërimin e shtetit ligjor dhe vjedhjen e zgjedhjeve, me luftën ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe blerjen e mediave, me dëgjesa publike ku flet vetë dhe nuk dëgjohet populli halleshumë, me shantazhimin e gjykatësve, prokurorëve e zyrtarëve, me debate të kota në rrjetet sociale, me shkatërrimin e demokracisë dhe me ushqimin e ëndrrës së sulltanit të mjerimit në njē vend ku sundon krimi dhe korrupsioni.
Rama nuk ka asnjē zgjidhje demokratike e të vërtetë për të bërë. Të vetmit gjëra që do bëjë ai janë masat dhe shtërngesat antidemokratike, fushatat propagandistike, gënjeshtrat dhe manipulimet. Në fund ai do të lërë në këtë vend vetëm një gropë të madhe, timonin e ndryshkur dhe tepsinë për skrap, atletet e bardha dhe këpucët e kuqe, një milion pensionistë, të vobektë, të sëmurë, ca fëmijë që rrinë pranë gjyshes, sepse prindërit i kanë në emigracion dhe ca persona që do të jenë “non grata” në vendet e tjera”, mbyllet deklarata.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?