Dy shqiptarët që do të gjykoheshin për furnizim të armëve në çështjen e terrorit në Nice, u liruan gabimisht të hënën.
Të burgosur prej katër vjetësh për çështjen e atentatit të 14 korrikut 2016 në Nice, qytetarët shqiptarë Artan Henaj e Maksim Celaj janë lënë të lirë, çka sipas raportimeve ka habitur edhe vetë ata.
Dy kushërinjtë respektivisht 42 dhe 28 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në furnizimin me armë të terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, ishin liruar nga burgu falë një gabimi të procedures gjyqësore, teksa raportohet se një prej tyre është kthyer tashme ne burgim.
Gjykatësi vendosi reduktimin e akuzave për tetë persona të dyshuar, tre për “bashkëpunim me kriminelë terroristë”, dhe tre të tjerë për “shkelje të ligjit të zakonshëm”.
Gjykata franceze kishte vendosur mbajten e tyre në burgim deri në kohën e gjyqit.
Dy kushërinjtë me shtetësi shqiptare Artan Henaj e Maksim Celaj ishin trafikantë të vegjël dhe kishin furnizuar me armë një të dyshuar të tretë, të burgosur për terrorizëm.
Një prej armëve të tij kishte përfunduar në dorë të terroristit të Nice, pasi u gjet në kamionin me të cilin ai vrau 86 persona dhe plagosi rreth 500 të tjerë në shëtitoren bregdetare Promenade des Anglais.
Të gjykuar fillimisht për «lidhje me keqbërës terroristë», tashmë dyshja do të gjykohet vetëm për “lidhje me keqbërës jo-terroristë” si dhe për “shkelje të ligjit të armëmbajtjes”, pasi hetimet përcaktuan se ata nuk mund të kishin idenë se ku do të përfundonte pistoleta që kishin shitur, prandaj nuk kishin dijeni të motiveve terroriste të zotëruesit të saj të ardhshëm./TCH
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...