Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat para nisjes për në Shqipëri, teksa mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Rama u pyet edhe lidhur me deklaratën e Presidentin Emmanul Macron për heqjen e vetos, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me qëllim çeljen e negociatave. Kryeministri tha se nuk e ka ndjekur Presidentin, megjithatë sipas tij është një sinjal pozitiv.
“Unë nuk e ndoqa dot presidentin, por nga sa mund të lexoj është një sinjal pozitiv. Unë dëshiroj tu them të gjithëve se nuk kemi pse e ushqejmë vetem me iluzione dhe dëshira të skajshme, edhe pse është shumë legjitime sepse kjo gjë nuk varet nga ne. Le të presim dhe të punjmë me durim”, u shpreh ai.
Më tej kreu i qeverisë u ndal edhe tek Konferenca e Donatorëve, ku theksoi se ka një pritshmëri të caktuar.
“Në raport me konferencën e donatorëve unë kam një pritshmëri të caktuar, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për të arritur që të përmbushimtë gjitha nevojat. Por të mbetemi në një nivel që sado modest të mund të ketë një peshë në këtë proces”, u shpreh kreu i qeverisë./abcnews.al
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...