Edi Rama ka bërë publike disa prej fotografive nga një prej takimeve gjatë ditës së djeshme në qytetin e Durrësit.
Rama shkoi në një shtëpi të re, ku ndodheshin dy fëmijë të vegjël motër e vëlla. Ky i fundit ka marrë një lodër “spiderman” dhe Rama duket se e ka përdorur notat e humorit duke shkruajtur: “Kur vëllai vjen me Spidermanin të mbrojë motrën nga Gogoli”.
Ndërsa në disa fotografi të publikuara në Facebook, Rama tregon imazhet nga Porto Romano, kantieri i lagjes së re në Spitlalë, shkollat dhe kopshtet e reja ndërsa thekson se vijon procesi i vaksinimit.
“Me këtë fotoalbum të Ditës së Dytë të ndeshjes së 25 prillit në Durrës, ku kaluam nga Porto Romano, dje vatër kanceroze plehrash, sot EkoPark, tek kantieri i lagjes së re të Rilindjes në Spitallë për 4000 banorë të prekur nga tërmeti; shkollat dhe kopshtet e reja që po rilindin dita-ditës; rikualifikimi urban i hapësirave këmbësore në qytet; vaksinimi që vijon; peshkatarët; bizneset përfitues të taksës 0; operatorët turistik; amfiteatri që do të rilindë, e më tej takimi publik me format të ngushtë anti-Covid për projektet e të ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES ?
dhe me këte fotoalbum të Ditës së Dytë të ndeshjes së 25 prillit në Durrës, ku kaluam nga Porto Romano,…
Posted by Edi Rama on Saturday, March 27, 2021
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj