Foto nga tensioni në Shkodër, gaz lotsjellës dhe gurë në përplasjen protestues-polici

20:17 | 20 Qershor 2019
Arbresh.info

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Shkodër, aty ku mbështetësit e opozitës dhe kryebashkiakja Voltana Ademi po kundërshtojnë takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të marshojnë drejt sheshit ku është planifikuar të zhvillohet takimi i Ramës.

Përpjekjes së protestuesve për të çarë kordonin, policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës ndërsa ndaj efektivëve janë hedhur gurë dhe sende të tjera./TCH

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme