Google ADS

Foshnja e parë në Parma të Italisë është shqiptar

17:51 | 1 Janar 2019
A. B.

Është një shqiptar, foshnja e parë e lindur në Parma të Italisë për vitin 2019.

Vogëlushi, i cili do të quhet Noel, një zgjedhje kjo e prindërve Mirela dhe Zamir Haxhiaj, lindi nën kujdesin e mjekëve në orën 02.07 minuta të 1 janarit, he peshon 3.550 gram.

Lindja e Noelit u shoqërua me shumë urime nga stafi mjeksor, të afërmit e familjes. Ndërsa mediat locale shkruajnë se të pestë foshnjet e ardhura në jetë në këtë maternitet orët e para të 2019, janë djem.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme