Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE. Duke folur në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë shanc të heqë dorë nga pranimi në BE.
“Ne jemi europianë, kjo është e sigurt. Zgjerimi nënkupton të zgjerohesh. Ukraina po është zgjerim, por Ballkani Perendimor është bashkim, pra që do të thotë që të jemi bashkuar“ tha kryeministri shqiptar. “Ne jemi në mënyrë kokëfortë për BE nuk pranojmë një përgjigje “Jo“. Ne do të jemi në BE edhe kur kjo e fundit të zhduket” tha kryeministri shqiptar.
“ Jemi besnikë, dhe nuk ka shanc që faktorë si Rusia të na ndryshojë mendjen. Duhet të bëjm disa gjera ndryshe sikurse plani i rritjes, i jep mundësi vendeve jo anëtar të nisin integrimin“ tha zoti Rama ndwrsa shtoi se se Ballkani Perëndimor në BE nuk është zgjerim, por bashkim për të vepruar si aleatë së bashku
“Nga ana tjetër zgjerimi nënkupton të zgjerohesh. Ukraina është zgjerim, Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim, praktikisht bashkim, shërben për të kuptuar se nuk ka kuptim që diçka këtu brenda të shkëputet nga organizmi se pastaj mund të bëhet burim infeksioni shumë të madh”, tha Rama.
Sipas kryeministrit shqiptar “Problemi më i madh është të bindësh opinionin publik në Europë që po pranojmë Shqipërinë…Nuk ka asnjë shanc që të heqim dorë dhe ky mesash të dëgjohet fort të të gjitha shtetet e Europës”, tha kryeministri./rtsh.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...