Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohen gara botërore të ujit. Eventi do të zhvillohet në liqenin e Pogradecit në Korrikun e vitit të ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka sqaruar se në këtë garë ndërkombëtare do të marrin pjesë 43 skuadra nga e gjithë bota.
“Dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në Korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë. 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, ka shkruar Rama në Facebook.
Garat botërore të ujit në Pogradec do t’i paraprijnë atyre të Formula 1 që pritet të zhvillohen pas disa vitesh për herë të parë në vendin tonë. /tvklan.al
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek