Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, ka realizuar së fundmi një bisedë telefonike me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, njoftojnë për KDP burime të besueshme partiake.
Temë e boshte e bisedës mësohet të ketë qenë inkuadrimi i PDSH-së në Qeveri bashkë me tre deputetët e krahut të Shkupit të Lëvizjes BESA, shkruan Kdpolitik.
Afërsia e Thaçit me Adnan Ismailin, i cili llogaritet si njeriu më me ndikim te BESA e Shkupit, thuhet se do të rezultojë me formimin e një grupi parlamentar që do të numërojë minimumin prej 5 deputetëve.
Ndërkohë që në brifingun e fundit me gazetarë, i mbajtur në fillim të javës, Zaev ka njoftuar se koalicioni qeverisës tanimë ka një mbështetje prej 70 deputetëve në Parlament.
Ai nuk ka dashur të tregojë detaje, por njohësit e rrethanave thonë se kryeministri shpreson të merret vesh për përfshirje në Qeveri të Thaçit, si lider i një koalicioni që do të numërojë 5 deputetë, dhe Aleancës me Besë të Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit që numëron 4 deputetë.
Pjesa më e madhe e pozitave që mbetën të lira prej daljes së ASH-së nga qeveria ende nuk janë plotësuar.
Ndryshe, gjatë këtij muaji BESA pritet të mbajë dy kongrese. I pari, i organizuar nga krahu i Shkupit do të mbahet më 18 shkurt në Tetovë kurse i dyti më 24 shkurt në Shkup, e që organizohet nga grupi i Kasamit.
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...