Forcat Speciale të Shqipërisë, stërvitje me trupat amerikane

17:52 | 24 Gusht 2024
R J

Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje e përbashkët.

“Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, u shpreh ministri.

Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit.

Gjatë stërvitjes u realizua qitje e avancuar si dhe u testua dhënia e ndihmës së shpejtë në fushën e luftimit./rtsh

Të ngjashme