Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjtein social facebook, disa foto nga stërvitja Strong Ballkan, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shkraun se Forca Speciale nga i gjithë Ballkani po stërviten së bashku me qëllim për të rritur bashkëpunimin rajonal.
Sipas Ramës qëllimi i trajnimit është për të përballuar me sukses sfidat komplekse të sigurisë në rajon.
“Nis stërvitja Strong Balkan23, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri
Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”, shkruan Rama.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...