Forcat Speciale policore të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës në trajnime të përbashkëta

18:36 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Trajnimi i “Tigrave”, “Renea-s” dhe Rosu-s” u përcoll nga delegacionet e tre shteteve. Drejtuesit e policisë besojnë se me intensifikimin e bashkëpunimeve të shteteve rajonale në aspekt të sigurisë, do të rritet lufta ndaj krimit dhe trafikimit të paligjshëm në Ballkan. Oliver Spasovski tha se mesazhi i kësaj ngjarje është mjaft sensibilizues për sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm për qytetarët e të tre shteteve, megjithatë edhe drejt rajonit the BE-së, që ne së bashku mund të bashkëpunojmë, të shkëmbejmë përvoja dhe vlera në sigurimin e stabilitetit jo vetëm të shteteve tona por edhe të rajonit” -tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm i RMV

Ministri i Brendshëm Kosovarë Ekrem Musfata tha se në të ardhmen do të shpeshtohen takimet dhe trajnimet e përbashkëta me qëllim të rritjes së sigurisë rajonale.

Ne si tre shtete kemi arritur një qëllim, ne mundemi të punojmë së bashku dhe të u garantojmë qytetarëve siguri. Siguria në të gjithë rajonin është e njëjtë. 07-38 Policët dhe njësitë tona speciale janë të përgatitur që të japin siguri dhe të kontribuojnë në sigurinë e shteteve tona por edhe mbarë rajonin. – theksoi Ekrem Mustafa, Ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës

Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda tha se bashkëpunimet e tilla të shteteve në Ballkanin perëndimorë janë tregues i mirë për proceset euro-integruese të të tre vendeve.

Vendi juaj arriti të na bëj bashkë dhe kjo është një gjë shumë e madhe dhe shumë domethënëse. Ne sot me vepra e kemi treguar se mund të arrijmë të bashkëpunojmë shumë mirë dhe unë mendoj që proceset integruese të vendeve tonë më nuk mund t’i ndalë askush” – u shpreh Rovena Voda, Zëvendësministre e Brendshme e Republikës së Shqipërisë.

Pjesëmarrësit në këto trajnime u shpërblyen me mirënjohje për arritjet në stërvitjet e përbashkëta. Trajnime të ngjashme pritet që të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të rritjes së rezistencës ndaj krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme