Qeveria miratoi sot pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s “FOCOPS”, në detin Mesdhe.
Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave vendosi për dërgimin me mision të 1 anijeje të klasit “Iliria”, e përbërë nga 21 efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s “FOCOPS”, në detin Mesdhe.
Misioni i anijes është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, Standing NATO Maritime Group-2 (SNMG2), në pjesën lindore të Mesdheut, në kuadër të operacionit të NATO-s “FOCOPS”, në detin Mesdhe.
Sipas këtij vendimi, komandimi operacional i anijes gjatë periudhës së angazhimit në operacion kryhet nga komandanti i grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, SNMG2. Për çdo rast, anija ruan varësinë në nivelin kombëtar, duke raportuar në mënyrë periodike për mbarëvajtjen e operacionit.
Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 21 ditë, afat i cili fillon të llogaritet nga data e dërgimit të anijes në operacion.
Ministria e Mbrojtjes përballon shpenzimet për personelin pjesëmarrës në këtë operacion dhe për anijen, për: dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore; sigurimin e jetës; ushqim; sigurimin e anijes; sigurimin e pajisjeve të komunikimit të sigurt me NATO-n; siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit; siguracion shëndetësor për ditët e udhëtimit; transport; mbështetje shëndetësore; shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare;karburant, lubrifikante; transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline;riparimin e nivelit II, pas kthimit të anijes nga misioni; taksa portuale dhe shërbime portuale; aktivitete social-kulturore në rastet e festave kombëtare gjatë kohës së kryerjes së misionit; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.
Sipas këtij vendimi, transportimi i personelit të anijes që merr pjesë në mision, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën, për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanderia, transportimi i individëve të shkëputur të misionit për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline përballohen nga pala shqiptare, përveç rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe, ku pala tjetër merr përsipër këto shpenzime.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes./atsh
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...