Një ditë pasi qeveria shqiptare vendosi rritjen e pagave prej 7 për qind për ushtarakët, duke filluar nga muaji mars, kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare, duke aplikuar për mundësitë e punësimit.
Në një postim në rrjete sociale, Rama ka shkruar se Forcat e Armatosura ofrojnë 400 vende të reja pune dhe me rritjen e fundit të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë ata janë ndër më të paguarit në rajon.
Ai shtoi se shumë shpejt ushtarakët shqiptar do të kenë paga në mesataren e pagave të NATO-s. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...