Protesta e paralajmëruar në Shkodër, ka bërë që shumë forca policie të zbarkojnë në qytet.
Në orën 11:00, shoqëria civile do të zhvillojë një proteste ku do të kërkojë drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.
Në ndryshim, nga protesta e kaluar ku në qytet mungonin patrullat e policisë, këtë herë uniformat blu janë të shumta.
Ato kanë marrë në mbrojtje institucionet me te rëndësishme të qytetit si Prefektura por edhe Bashkia e Shkodrës. Në protestën e 1 jave më parë, protesta ndryshoi rrjedhën e saj dhe nga një marshim paqësor përfundoi në akte dhune teksa iu vu zjarri edhe degës se Partisë Socialiste në Shkodër./tch
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës