Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, në luftën kundër krimit të organizuar.
Dy zyrtarët janë takuar paraditen e të premtes ku dhe kanë firmosur dokumentin zyrtar të bashkëpunimit, sipas të cilës të dyja palët kanë hedhur në letër angazhimet dhe detyrat e tyre.
Veprat penale që u referohet marrëveshja janë ato të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, korrupsioni, pasuria në sferën ekonomike, shoqërive tregtare, në fushën e tatim-taksave, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale dhe vepra të kryera nga subjekte të posaçme të përcaktuara në nenin 135/2 të Kushtetutës.
Ky nen përfshin, veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.
Sipas këtij dokumenti, Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër të krijojë seksione të posaçme të përkohshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë, shkruan Top Channel.
Prokurorët që do të caktohen në këto Seksione të Posaçme do të kalojnë paraprakisht një proces verifikimi të pasurisë dhe integritetit nga Prokuroria e Përgjithshme, proces që do të realizohet në bashkëpunim me SHISH, ILDKPI dhe DSIK.
Brenda pesë ditëve tashmë Prokuroria e përgjithshme do të caktojë prokurorët në këto seksione ku një prej tyre do të jetë drejtuesi, ndërsa në Prokurorinë e Përgjithshme do të caktohet një prokuror/koordinator ndërmjet seksioneve të posaçme dhe Task-Force Speciale Qendrore.
Madje në marrëveshje thuhet më tej se për të shmangur nxjerrjen e sekretit hetimor, shërbimet e policisë gjyqësore do të dërgojnë materialet në seksione në mënyrë të drejt për drejtë, jashtë shërbimit postar.
Ndërsa detyrat e Ministrisë së Brendshme, që rrjedhin nga kjo marrëveshje janë përfaqësuesit e saj në Task Force Speciale Qendrore dhe Rajonale që do të bashkëpunojnë me prokurorët e Seksionit të Posaçëm.
Ministria do të sigurojë mbrojtje dhe siguri fizike për prokurorët dhe familjarët e tyre kur u vihet jeta në rrezik.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...