Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin Zaim Tafës për deklarimin e pasurisë.
Në vitin 2016 Zaim Tafa është dënuar nga gjykata e Fierit me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Po sot, OFL i ka dërguar formularin dhe Ahmet Isufajt i cili ka vetëm 48 orë për procedurat me shkrim.
Isufaj rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas informacioneve, ai ka lidhje familjare me biznesmenin fierak Arben Isufaj. Ky i fundit njihet ndryshe si “Ben Qimja” dhe mësohet të jetë nipi i Ahmet Isufajt. “Ben Qimja” nuk gëzon një “nam” të mirë në Fier sepse njihet për të shkuarën e tij kriminale./albeu.com/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...