Forcat e Armatosura shqiptare si pjesë e NATO-s, do të kenë “syrin” e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi sot punimet për ndërtimin e radarit të vendosur në Malin e Midës, në Pukë në lartësinë 1 680 m.
Xhaçka tha se 22 milionë dollarë, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milionë $ donacion i SHBA, u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.
Sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore, theksoi ministrja, është investimi më i madh në këtë sektor, por vuri në dukje ajo, forca ajrore është futur prej kohësh në një proces modernizimi, pjesë e të cilës do të bëhen dhe helikopterët Black Haëk që do të vijnë së shpejti.
“Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada”, deklaroi ministrja Xhaçka.
Qeveria shqiptare, theksoi ministrja, përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka një vëmendje të lartë ndaj forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të forcave tona të armatosura./oranews
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...