“Në Tokën e Shqiponjave, ne mrekullohemi pas çdo zbulimi”, kështu nis artikulli i revistës së famshme “Forbes”, e cila e rekomandon Shqipërinë si një destinacion për pushimet e ardhshme. E quan një vend kontrastesh, me një emërues të përbashkët që është mikpritja.
Gazetarja e Forbes e nis zbulimin e Shqipërisë përmes bukurisë së natyrës, teksa veçon Llogaranë dhe rivierën shqiptare, një sekret që sipas saj tashmë është zbuluar edhe nga miliona turistë të huaj. Po aq ndjellëse cilëson historinë e Shqipërisë, gastronominë, apo mundësinë e eksplorimit.
Artikulli vijon me zbulimin e Tiranës, për të cilën Forbes e cilëson një kryeqytet vibrant, me energji rinore, dhe një arkitekturë që ruan traditën dhe modernen. Një vëmendje të veçantë merr ish-Blloku, sheshi Skënderbej apo faktet që dëshmojnë të kaluarën diktatoriale.
Nuk le pa përmendur zhvillimin e turizmit mjekësor apo përpjekjet për të thithur investimet e huaja. Duke ftuar vizitorët e huaj të zgjedhin Shqipërinë, Forbes bën përshkrimin e saj si “një tjetër vend i jetës së ëmbël”./tvklan
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...