Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka renditur Shqipërinë si një ndër vendet më atraktive dhe më pak të shtrenjta për tu vizituar gjatë vitit 2017.
Shqipëria renditet e 21 në 30 vende të marra gjithsej në studim, duke lënë pas kështu vende si vende në Meksikë, Kanada, Buenos Aires, Haiti, Greqi, Portugali, etj.
“Ky cep i harruar i Evropës është një destinacion i mrekullueshëm që mund ta vizitosh me një buxhet shumë të ulët, në një kontinent tjetër turistik dhe të shtrenjtë”, shkruan “Forbes”.
“Forbes” fton lexuesit e saj të vizitojnë bukuritë e vijës bregdetare të Sarandës, qytetit malor mesjetar të Gjirokastrës dhe rrënojat romake të Butrintit.
“Me plazhe fantastike përgjatë vijës bregdetare, përfshirë këtu portin e peshkimit në Sarandë, Shqipëria u jep mundësinë vizitorëve të shijojnë ujërat e Mesdheut për çmime të zakonshme. Akomodimi fillon nga 5 dollar[ për person, udhëtimet për peshkim ose xhirot me varkë në ishujt e afërt kanë afërsisht të njëjtin çmim”, citohet artikulli i revistës.
Ka gjithashtu disa vende historike mjaft interesante në të gjithë Shqipërinë në të cilat hyrja kushton 2 deri në 5 dollarë.
Nga qyteti malor mesjetar i Gjirokastrës në rrënojat romake në Butrint, t[ ofrohet një anë krejt e ndryshme e Evropës, e cila sugjeron “Forbes” duhet vizituar patjetër përpara se kjo zonë të jetë mbipopulluar.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...