Media prestigjoze “Forbes” ka publikuar një artikull për adoleshentet shqiptare, të cilat fituan konkursin ‘Technovation Challenge’ në Kaliforni me aplikacionin “GjejZa” dhe që synon t’i vijë në ndihmë grave të dhunuara.
Forbes shkruan se ekipi i vajzave shqiptare ka shumë gjëra frymëzuese për të ndarë dhe synojnë që frikën dhe zhgënjimin ta kthejnë në veprim.
Dea Rozhani, Jonada Shukarasi dhe Arla Hoxha kanë treguar aryset përse vendosën të krijojnë “GjejZa”:
Shkuarasi: “Në Shqipëri, pabarazia gjinore është e rrënjosur në një kulturë që nuk i njeh të drejtat e grave i nënvlerëson dhe normalizon abuzimin. Ajo që është më e keqja është se brezi ynë po rritet me të njëjtin mentalitet të vjetëruar që ekziston në vendin tonë me shekuj. Nëse ne, si vajza që jetojmë në një mjedis të tillë nuk bëjmë asgjë lidhur me këtë, atëherë kush do bëjë.”
Hoxha: “Sidoqoftë, pavarësisht progresit vajzat flasin të gjitha për sfidat me të cilat përballen, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhunën me bazë gjinore. Dhuna me bazë gjinore është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Normalizimi i abuzimit vjen si rezultat i një kulture që i sheh gratë si pronë, si të paafta për të qenë të pavarura dhe të qëndrojnë vetë. Gratë janë rritur për të besuar se dhuna është normale, ato nuk duhet të flasin për këtë, ose që madje e meritojnë atë.”
Rozhani: “Ne do donim të fitonim që GjejZa të ketë më shumë mbështetje dhe përfundimisht të ketë ndikim tek gratë dhe vajzat. Ne do të dëshironim të fitonim sepse duam t’u tregojmë vajzave në Shqipëri që edhe pse jetojnë në një vend të vogël mund të gjejmë zgjidhje që të tejkalojnë kufijtë gjeografikë. Ne do të donim të fitonim sepse duam tu tregojmë miqve dhe bashkëmoshatarëve tanë që me punë të palodhur dhe vendosmëri ju mund të arrini ëndrrat tuaja.”
Britani/ Paralajmërohen anulime dhe vonesa në fluturime, shk...
Kur do të votojë diaspora? KQZ tregon afatet dhe mënyrat e ...
Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte