Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur parashikimin për zgjerimin e ekonomisë shqiptare në vitin 2018 në raportin e fundit të “Pasqyrës ekonomike globale” të tetorit.
Tashmë Fondi pret që rritja e vendit të jetë 4% këtë vit, nga 3.7% që ishte parashikimi në raportin e mëparshëm të publikuar në prill (raporti publikohet dy herë në vit). Ky është ritmi më i lartë i rritjes ekonomike që që prej vitit 2008.
Në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik, më mirë se Bosnja (3.2%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (2.8), Serbia (3.5), Mali i Zi (3.7%) dhe njësoj me Kosovën dhe Serbinë. Ndërsa nga vendet e Europës Qendrore e Lindore në zhvillim, ecurinë më të mirë pritet ta kenë Polonia, me 4.4%.
Ndërsa për këtë vit panorama rezulton e përmirësuar, për 2019-n, Fondi pret një rritje më të ulët se në prill. Në 2019-n, ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.7%, nga 3.8% që ishte parashikimi i mëparshëm. Ndërsa për 2023-n, pritshmëritë kanë mbetur të pandryshuara në 4%.
Inflacioni pritet të rritet gradualisht, nga 2.5% në 2018-n, në 2.9% në 2023, duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë.
Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet gradualisht në 6.2% të prodhimit të brendshëm bruto në 2023, nga 7.1% e PBB-së që ishte në fund të 2017-s.
Ulet lehtë parashikimi për rritjen globale
FMN thekson në raportin e saj, që përkon me 10 vjetorin e krizës së Lehman Brother, se ekonomia globale po vijon me zgjerimin e qëndrueshëm që ka nisur që nga mesi i vitit 2016. Rritja globale e 2018–19 pritet që të mbetet në nivelet e 2017-s.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, zgjerimi është bërë më pak i balancuar dhe mund të ketë arritur kulmin në disa ekonomi të mëdha. Rreziqet negative për rritjen globale janë rritur në gjashtë muajt e fundit dhe potenciali për rritje surprizë nuk është aq i lartë.
Rritja globale është parashikuar në 3.7 për qind për 2018-19, duke u ulur me 0.2 pikë përqindjeje për të dy vitet, në raport me parashikimin e muajit prill. Në Shtetet e Bashkuara, momenti është ende i fortë, ndërsa stimulimi fiskal vazhdon të rritet, por parashikimi për 2019 është rishikuar për shkak të masave tregtare të njoftuara kohët e fundit, duke përfshirë tarifat e vendosura të importeve amerikane nga Kina. Parashikimet e rritjes janë ulur për zonën e euros dhe Mbretërinë e Bashkuar, pas surprizave që kanë ndrydhur aktivitetin në fillim të vitit 2018. Për shumë vende në zhvillim, perspektiva e rritjes ëhstë përmirësuar si rrjedhojë e çmimeve më të larta të naftës, por rritja është rishikuar në ulje për Argjentinën, Brazilin, Iranin dhe Turqinë, ndër të tjera, duke reflektuar faktorët specifik të vendit, kushtet më të forta financiare, tensionet gjeopolitike dhe faturat më të larta të importit të naftës./monitor.al
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...