Policia e Shtetit është duke kryer kontrolle në territorin e rrethit të Krujës për për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Njoftohet se kontrollet po bëhen nga Policia e Krujës, me mbështetjen e 10 grupeve të FNSH Tiranë dhe Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shetit.
Për të kontrolluar territorin po përdoren dronë, kamera dhe mjete të tjera.
Në zonat me risk, në kontrolle janë përfshirë edhe forcat operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër, prej 72 orësh ka nisur kontrolli i territorit të rrethit Krujë.
Gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore. Kontrolle të imtësishme njoftohet se janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka patur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.
Gjatë kontrolleve në fshatin Fushë Thumanë, Njësia Administrative Thumanë, në territor publik janë gjetur në një serë, 400 kubikë të kultivuar me fidanë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kontrolli në rrethin e Krujës njoftohet se po vijon dhe se do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm. /abcnews.al/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...