Google ADS

FMN: Kujdes borxhin publik

17:08 | 6 Maj 2019
Arbresh.info

FMN e vlerëson përgjithsisht si të favorshme perspektivën ekonomike afat-mesme në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, në mbyllje të misionit të rradhës, evidentohet si rrezik kryesor borxhi publik.

“Ka rrisqe të rëndësishme që janë vërejtur nga ana e rënies së defiçitit. Shqipëria është ndjeshëm e ekspozuar ndaj rrisqeve në rritje, sidomos në partnerët e saj kryesorë. Në sektorin e brendshëm, dobësitë janë kryesisht në sektorin publik, ndërkohë që deficiti fiskal ka rënë gjatë vitit 2018. Por ai parashikohet të pësojë rritje 2.5 % të PBB në vitin 2019, përfshirë 0.4 % të PBB për kreditë e reja në sektorin energjitik.

Kjo rritje nxitet pjesërisht nga shlyerja e planifikuar e detyrimeve të prapambetura të qeverisë, çka është e mirëpritur, por kjo rritje e defiçitit vjen edhe nga masat tatimore të fundit, që e zvogëlojnë bazën tatimore, e cila edhe më parë ka qenë e ngushtë. Kjo gjë parashikon trajtim preferencial, për sektorë të tjerë shtesë, përfshirë uljen e TVSH dhe shkallën e tatimit mbi fitimin”, është shprehur ditën e sotme, Jan Kees Martijn, kreu i FMN në Shqipëri./ABC News Albania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme