Bordi Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe miratoi raportin e stafit të misionit, pa nevojën e zhvillimit të një mbledhjeje, një praktikë e përshpejtuar që ndodh në rastet kur Bordi vlerëson se nuk janë të domosdoshme diskutimet.
Ekonomia e Shqipërisë është shfaqur si një nga performuesit më të fortë në rajon, konstaton në hyrje të raportit për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke shtuar se roli në rritje i turizmit ka shtuar besimin te perspektiva ekonomike e vendit, raporton abcnews.al.
Në raport, FMN-ja konstaton se “Autoritetet shqiptare e kanë drejtuar me sukses ekonominë përmes goditjeve të njëpasnjëshme, falë politikave të duhura makroekonomike”.
Gjithashtu, FMN-ja vëren se perspektiva e anatarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë shtesë për të adresuar sfidat strukturore afatgjata. Ekonomia vazhdon të zgjerohet me ritme të forta, konstaton më tej FMN, e cila parashikon se për vitin 2024, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3 për qind.
FMN thekson në raport se “dhjetë muajt e parë të vitit 2023 kanë sjellë një pozicion fiskal shumë më të përmirësuar.”
Eksportet e larta të shërbimeve, investimet e huaja direkte dhe remitancat sollën një përmirësim të pozicionit të llogarisë korente dhe mbiçmim të Lekut, vlerëson në dokument FMN.
Në parashikimin për perspektivat e rritjes, fondi projekton që “rritja, ndonëse më e moderuar, parashikohet të mbetet e fortë, mbështetur nga kërkesa në shërbime dhe investimet e huaja direkte”.
Sa i përket bilancit të llogarisë korente, FMN vlerëson se është në rrugën e duhur për t’u përmirësuar në vitin 2023, ndikuar nga flukset e forta hyrëse të lidhura me turizmin.
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin