Shqipëria renditet e para me fluksin më të madh të turistëve në Europë për periudhën 9 deri në 15 gusht.
Të dhënat e publikuara nga rrjeti “Eurocontrol” flasin për një rritje me 80 për qind të fluksit të fluturimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019-të.
E dyta pas Shqipërisë, renditet Armenia me 50 për qind më shumë fluturime se në 2019-tën, ndërsa e treta Gjeorgjia, me vetëm 18 për qind.
Bilanci pozitiv merr në konsideratë vetëm ardhjet e turistëve nga aeroporti “Nënë Tereza”, dhe vjen në një kohë kur ky sezon turistik për Shqipërinë po konsiderohet ndër më të suksesshmit për shkak të fluksit të madh të turistëve të huaj.
Hapja e aeroportit të ri ndërkombëtar të Vlorës mendohet se do të rrisë akoma edhe më shumë fluksin e fluturimeve, veçanërisht në periudhën verore.
Gjatë muajit gusht është folur veçanërisht për një numër të madh turistësh italianë, ndërsa turizmit shqiptarë I është dhënë një vëmendje e veçantë edhe nga mediat e huaja dhe rrjetet sociale, duke e konsideruar Shqipërinë, herë si Maldivet e Europës dhe herë si Italia e vogël. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...