Anti-terrori në Policinë e Shtetit, ka marrë në pyetje Floresha Rashën, një nga të riatdhesuarat nga Kampi Al Howl në Siri.
Oficerët e Anti-terrorit e kanë pyetur nënën e 3 fëmijëve, se si iku në Siri dhe kush i kontaktoi. Ajo u shpreh se ishte bashkëshorti i saj Diamant Rasha, i cili u vra në luftë, dhe i ftoi në Siri për të qëndruar vetëm 3 muaj, por që më pas nuk mund të kthehej më.
Ajo tha se nuk ka kontaktuar me asnjë person. Pyetjes nëse ka marrë pjesë në luftë, Floresha Rasha iu përgjigj se ajo vetëm ka dëgjuar për luftën dhe nuk ka qenë pjesëmarrëse.
Sipas gruas së riatdhesuar, pasi i vdiq bashkëshorti Diamant Rasha, dhe vajza e mitur Dojna Rasha, atë e martuan me Lavdërim Muhaxhirin, me të cilin lindi edhe dy fëmijë të tjerë.
Ndërkohë oficerët kanë pyetur edhe fëmijët nën praninë e një psikologu. Floresha rasha iku në Siri në vitin 2013. Po atë vit ju vra bashkëshorti me snajper. Pas vrasjes edhe të Lavdërim Muhaxhiri, Rasha jetoi në kampin Al Howl bashkë me fëmijët, derisa u soll në Shqipëri më 27 tetor. /Tv Klan/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...