Fletushka me thirrje kundër emigrantëve janë shpërndarë në provincën e Milanos. Kështu raportojnë mediat italiane.
Gazeta “Il Giorno” ka publikuar foton e një fletëpalosjeje ku shihet një gjuhë e ashpër ndaj emigrantëve edhe me kombësi shqiptare.
“Kalendari i gjuetisë së hapur gjatë gjithë vitit për shtazën migratore!, për marokenë, shqiptarë, rumunë, kosovarë, talebanë, afganë, bullgarë. Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, është i lejueshëm përdorimi i armëve të tipit pushkë apo i bombave të dorës dhe të qenve”, citohet nga këto fletëpalosje.
Në sheshin e Foglia-s u shpërndanë mbi 100 copë, ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikur ngjarjen duke thënë se është një ‘gabim i pavullnetshëm’
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...