Një krim i kryer gjatë stresit të pasionit, pa mundësi reflektimi, ka tronditur mëngjesin e djeshëm kryeqytetin.
Një 31-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vajzën që donte dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg kishës së Don Boskos, ku Xhafer Mata ka vrarë me dy plumba pistolete ish të dashurën, 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas ka qëlluar edhe veten, duke ndërruar jetë një orë më vonë në spital.
31-vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier i është afruar vajzës teksa ecte në zonën e “Don Boskos” dhe sipas dëshmitarëve okular, përpara se djali të kryente aktin makabër, ka debatuar me 19-vjeçaren. Pas sherrit, i cili mësohet të ketë zgjatur pak sekonda vajza ka tentuar të largohet, por Mata ka qëlluar me pistoletë dy herë drejt Xhuljetës, duke e lënë të vdekur. Dyshohet se mes 31-vjeçarit dhe Xhuljeta Çunit ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e Xhafer Matës.
Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar vëllai i autorit. I tronditur për gjithçka kish ndodhur, ai tregon me dhimbje se ngjarja e rëndë ishte ende e pabesueshme për të.
“Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç, – shpreh për ‘GSH’ vëllai i Xhaferr Matës. I pyetur se çdo të ndodhë me djalin e mitur ai u shpreh me lot në sy se fëmijën do ta rriste familja e Xhaferit. “Djali jeton me ne, kur u divorcua më gruan, fëmijën e mbajti Xhaferri. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”,-u shpreh me dhimbje vëllai i 31-vjeçarit. Një i afërm, i cili ndodhej në banesën e autorit tregon për të shkuarën e Xhaferit. “U divorcua në dhjetor nga gruaja, mësuam se kishte një lidhje dashurie me 19-vjeçaren. Jemi të pushtuar nga dhimbja me tragjedinë që ndodhi, akoma nuk mund ta besojmë. Ishim në dijeni që Xhaferri e donte vajzën. Ishte shumë i qetë, punëtor dhe aspak problematik. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi”,-u shpreh një i afërm i Xhaferit.
Banorë të lagjes ku banonte i riu, të tronditur nga lajmi e përshkruajnë 31-vjeçarin si djalë pa probleme dhe person që nuk përfshihej në konflikte. “Kanë ardhur familjarisht para shumë vitesh në këtë lagje. Xhaferri ishte djalë i urtë, dhe asnjëherë nuk ka hapur probleme në lagje. Kishte mbaruar shkollën për inxhinieri mekanike, madje u diplomua këto muajt e fundit. Ishte shumë djalë punëtorë, ka një servis makinash dhe punonte për orë të tëra. Jemi të tronditur me ngjarjen”, u shpreh një i moshuar, i cili banonte pranë shtëpisë së 31-vjeçarit.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...