Google ADS

Flet nëna që u akuzua se nxori në shitje fëmijët

22:23 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Lajmi që një nënë e re ka nxjerrë në shitje dy fëmijët e saj po bën xhiron nëpër mediat online.

Reagime të forta dhe akuza të rënda janë hedhur mbi nënën nga Fieri me inicialet E.R.

Por pas gjithë kësaj historie duket se fshihet një dorë tjetër, e cila ka vepruar për të dëmtuar nënën me dy fëmijët.

Albeu.com kontaktoi me nënën në fjalë e cila ka mohuar çdo gjë duke kërkuar mirëkuptim dhe zgjidhje të kësaj situate e cila ka rënduar gjëndjen e saj shpirtërore.

Ajo ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me postimet në fjalë duke deklaruar se ato janë bërë nga ish-bashkëshorti me iniciale E.D.

“Nuk është aspak e vërtetë që i kam shkruar unë ato postime. Është dikush tjetër që është shtirur si unë.

Unë mendoj që është ish-bashkëshorti im. Unë jam e divorcuar nga ai, për momentin jam në Greqi. Ai më dha firmën, unë erdha legalisht këtu dhe kam prova. Ju lutem bëni diçka për mua. Unë për ato fëmijë jap jetën”- ka deklaruar ajo për Albeu.com.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme