Flet i riu nga Tirana që mposhti coronavirusin: Qëndroni në shtëpi

19:57 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Erind Cara është pacienti i radhës që shërohet nga virusi vdekjeprurës COVID-19. Pas trajtimit në Spitalin Infektiv të Tiranës, Cara e mposhti coronavirusin.

Përmes një videomesazhi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, Cara thotë se në këtë luftë të fortë, arma e vetme është qëndrimi në shtëpi.

“Të qëndrojmë në shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjarët tanë. Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundësia, lodhja etj. Sot është momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, të bisedojmë me njëri-tjetrin, t’u tregojmë sa shumë i duam. Po po, sa shumë i duam prindërit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, miqtë e të gjithë ata që ne konsumojmë me ta gjënë më të rëndësishme – KOHËN”, shkroi ai në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme