Flet e motra e Manjola Cakonit: Jemi shumë të vrarë, motra nuk e di që i ka vdekur vajza dhe burri

09:07 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Saimira Baçi ka folur për Top Channel.

Ajo është e motra e Manjola Cakonit e cila ka humbur vajzën, 15 vjeç dhe burrin , si pasojë e tërmetit së të martës.

“Varrimi bëhet sot në orën 1 por ajo nuk di gjë. Jemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike.

Ajo ka dhe një djalë e vajzë në Angli që po qajnë ditë e natë. Jam shumë e vrarë nga kjo tragjedi që na mori 2 familjarë.

Ne nuk i kemi treguar asgjë, mjekët sna thonë diçka konkrete, duhet të presim thonë”, tregon ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme