Flet Basha: Pse ndërhyra me telefon në emisionin e Ramës

Lulzim Basha
01:08 | 17 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka sqaruar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit se pse ndërhyri me telefon në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Basha tha se për të nuk ishte problem që debatoi me kryeministrin me telefon në kushte të pabarabarta.

“Hyra në telefon për një gjë të thjeshtë. Kur faktet i ke me vete, argumentet i ke me vete, ligjin e ke me vete dhe të vërtetën e ke me vete pak rëndësi ka nëse je me telefon apo je aty. Të gjithë e morën vesh që jo vetëm kemi të bëjmë me një gënjeshtar, por edhe me një frikacak që nuk pranon debat.

Ai humbi në atë debat sepse ai nuk i dha përgjigje pyetjes kryesore se ku i ka çuar 75 milionë euro me inceneratorët. Nuk ka ndodhur që një kryeministër të ngrihet ashtu nga kolltuku dhe të bëjë ato që bëri ai” – tha Basha./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme